Bullgaria ka humbur pikë në ndeshjen e parë në Grupin A në kualifikimet për “Euro 2020”.

Madje vendasit ishin me shumë fat pasi morën një barazim 1-1 në përballjen me Malin e Zi, me një penallti të dyshimtë në minutën e 82’, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Vasil Levski”.

Kundërshtari me të cilin do të përballet të hënën Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri”, gaboi në shtëpi dhe madje, duhet t’i falënderohen gjyqtarit për pikën e marrë në këtë takim.

Shikoni penalltinë skandaloze të fituar nga lojtarët bullgarë ku duket qartë që ndërhyrja ishte jashtë zonës së 16-metrave.