Me mbylljen e sezonit në Premier League, gazeta prestigjoze angleze “The Guardian” ka publikuar emrat e 5 lojtarëve më të mirë të përzgjedhur nga lexuesit e gazetës. Në listën me 5 emra nuk mund të mungonte gjigandi i mbrojtjes së Liverpool-it Virgil Van Dijk i cili u zgjodh edhe si lojtari më i mirë i sezonit nga shoqata e futbollistëve profesionistë të Premier League.

Janë dy lojtarët e The Reds të përzgjedhur nga Guardian pasi në 5 lojtarët më të mirë të edicionit 2018-2019 bën pjesë edhe mbrojtësi i krahut të majtë Andrew Robertson. Dy janë edhe lojtarët që u përkasin kampionëve të Manchester City-it, portugezi Bernardo Silva dhe sulmuesi i krahut Raheem Sterling. I vetmi lojtar që nuk është pjesë e dy skuadrave që luftuan për titull është koreno-jugori i Tottenham Son Heung-Min