Nis të aplikohet gjoba elektronike nga ana e efektivëve të Policisë Rrugore.

Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar si masë administrative, punonjësit e policisë në Komisariatin e Elbasanit, kanë nisur testet dhe praktikën për të përdorur risinë. Ata janë pajisur me aparate të posaçëm të cilët do t’i kenë me vete gjatë kryerjes së detyrës.