Nëse ke vendosur të vish në Suedi për të punuar dhe jetuar duhet të kesh parasysh disa gjëra.

E para, që të fillosh diçka në Suedi, duhet të jesh KËTU. (askush nuk ju garanton punë dhe dokumenta kur nuk je këtu)

Pra, nëse dëshiron të vish këtu, bëje, dhe vetëm kur je këtu do e kuptosh plotësisht se si funksionojnë gjërat.

Suedia ka shume nevojë për fuqi punëtore të specializuar, pra, nëse ju jeni shumë i mirë si punëtor në firmën ku punoni, ajo vetë do kërkojë t’ju bëjë dokumentat.

Nëse punëdhënësi juaj ju ofron të ju bëjë dokumentat, atëherë fati dhe mundi juaj ju kanë trokitur portën! Duhet të dini se pas aplikimit në zyrën e emigracionit për dokumente të rregullta do ju kërkohet të largoheni nga Suedia deri në aprovimin e tyre.

Gjithashtu duhet të dini se për dy vitet e ardhshme, ju jeni të detyruar të punoni në të njëjtën ndërmarrje që keni aplikuar për dokumente. Pas rinovimit të lejes së dytë e cila do jetë për 5 vjet, ju mund të punoni kudo që ju dëshironi. Gjithashtu pas 5 vitesh qëndrimi me leje qëndrimi në Suedi ju mund të aplikoni për leje të përhershme dhe pas kësaj dhe për qytetar suedez.

Mundësia e dytë:

Mundësia e dytë është të njihesh ne një qytetar suedez, apo thjeshtë qytetar të bashkimit evropian dhe të martohesh me të. Në këtë mënyrë përfiton leje qëndrimi në Suedi. (por kujdes, nëse bëni martesë, do ju kërkohet të largoheni nga Suedia deri në momentin që do ju dalë leja e qëndrimit)

Mënyra e tretë:

Suedia është një nga vendet e pakta në botë që njeh dhe bashkëjetesën. Pra, nëse ju gjeni një qytetar suedez dhe bashkëjetoni me të, e provoni këtë gjë në zyrën e emigracionit, ju mund të përfitoni leje qëndrimi në Suedi.

Gjeni një shtëpi

Filloni të gjeni një shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht nëse do të jetoni në një qytet të madh si Stokholmi, Gothenburgu ose Malmö.

Tregu i strehimit mund të jetë mjaft konkurrues, duke e bërë atë relativisht të vështirë për të gjetur strehim.Në Suedi problemi më i madh për gjithë emigrantët dhe qytetarët suedezë është banesa.

Fakti që Suedia ka mbi 100 vjet që vazhdimisht pret emigrantë ka krijuar probleme serioze në gjetjen e një banese. Do ju japim disa faqe interneti nga ku ju mund të gjeni një banesë, (dhomë, shtëpi).

Ps: duhet të keni kujdes gjithmonë nga mashtruesit, gjithmonë kërkoni letërnjoftim dhe kontratë ose deklaratë të tyre mbi atë që bëni!
Mund të gjeni një dhomë normalisht me rreth 400 deri në 500 Euro, jo në qendër të Stockholmit. Dhe një banesë mesatare 1000 deri në 1500 Euro… Të gjitha këto jo në zonat më të mira.

Disa nga lidhjet e dobishme të akomodimit.

www.andrahand.se

www.blocket.se

www.bostaddirekt.se

Apartamente afariste (Företagsbostäder)

www.hyrabostad.se

www.hyralya.se

www.kvalster.se

PUNË.

Personalisht, përveç miqve dhe kontakteve të drejtpërdrejta ju sugjeroj vetëm këtë faqe si më poshtë për kërkim punësimi. Për kërkesa online ju duhet të përdorni të gjitha të dhëna që ju posedoni, pa gënjyer…

Shënim: të gjitha diplomat që ju keni nga vendi juaj njihen në Suedi nëse ju jeni me dokumenta të rregullta.
Gjithashtu ju sugjeroj të hapni dhe një llogari në Linkedin.
Jobbsafari: https://www.jobbsafari.se/

RROGA:

Në përgjithësi rroga minimale për dikë që sapo ka ardhur në Suedi është rreth 15000 korona, pak a shumë 1500 euro… në vazhdim dhe pas sigurimit të dokumentave dhe njohjes së gjuhës, rroga arrin në 30000kr- e më lart (3000Euro e lart), varet nga profesioni dhe puna që bëni.

KOSTO E JETESËS:

Në përgjithësi kosto e jetesës është e lartë nga ajo që ju jeni mësuar.. shpenzimet janë më tepër nga ato që keni mësuar.

Por nëse jeni vetëm me një dhomë ose familje me dy rroga dhe një apartament.. gjithçka do shkojë mirë… nuk do bëheni të pasur, por do keni një jetë normale dhe pa asnjë problem.

2. Organizoni shërbimin ditor ose shkollën

Nëse keni fëmijë, shihni mundësitë e ndryshme në dispozicion dhe lidhuni me këshillin tuaj lokal të qytetit për të filluar procedurën e regjistrimit.

3. Mësoni disa suedisht

Një kuptim themelor i suedishtes do ta bëjë më të lehtë për ju të gjeni vendin tuaj në shoqërinë suedeze. Pasi të keni një numër personal të Suedisë, mund të regjistroheni për kurse suedeze falas të organizuara nga programi qeveritar suedez për imigrantët (SFI).

http://www.stockholm.se/…/SFI—Utb…/Swedish-for-immigrants/

Lidhje të dobishme

Mësoni suedisht – një kurs falas online, si dhe një aplikacion për Androiddhe iPhone

Mësoni Suedisht PLUS – një kurs i mbështetur nga mësuesi me një tarifë *

Suedisht On-Line – Kurse të bazuara në Skype në nivele të ndryshme në Folkuniversitetet, me një tarifë
www.folkuniversitetet.se

* Agjencia Publike e Punësimit ofron një rimbursim të tarifës nëse ju është ofruar një pozicion në Suedi.

4. Sjellja e një kafshe shtepiake?

Kontrollo rregullat aktuale për sjelljen e kafshëve në Suedi për të siguruar që procesi i migrimit të kafshëve të tua shkon pa probleme sa vetë.

5. Sjellja e gjërave tuaja

Kontrolloni me Doganën Suedeze nëse nuk jeni të sigurt për rregullat që kanë të bëjnë me sjelljen e një artikulli të veçantë me ju – veçanërisht ushqimin, mjekësinë, duhanin, alkoolin, automjetet dhe çdo gjë shumë të shtrenjtë.

6. Kontrolloni rregulloret e patentës

Nëse planifikoni të ngisni makinë në Suedi, kontrolloni nëse mund të përdorni licencën tuaj të tanishme ose nëse keni nevojë për një të re. Njihuni me rregullat suedeze të rrugëve, shenjat dhe rregulloret e parkimit.

7. Aplikoni për vizë për të hyrë në Suedi (vetëm për qytetarët jo-BE)

Qytetarët e shteteve të caktuara jo anëtare të BE që kanë një leje pune do të kenë gjithashtu nevojë për vizë për të hyrë në Suedi. Nëse vendi juaj është në listë, kontaktoni ambasadën ose konsullatën tuaj më të afërt suedeze për të mësuar më shumë dhe për të aplikuar. Ju gjithashtu do të merrni kartëntuaj të lejes së qëndrimit (të dhënë automatikisht nëse keni leje pune) atje.

Procedura e aplikimit per vize pune mund te fillohet edhe ketu ne Suedi vetem ne rastin kur arsyeja e vetme e ardhjes tuaj ne Suedi eshte per te takuar nje punedhenes te mundshem dhe per te bere nje interviste pune me te. Qe te te aprovohet aplikimi dhe qe te te jepet vize pune duhet patjeter qe perveç kontrates se rregullt te punes ku specifikohet paga dhe oraret e punes ne perputhje me standartet e aprovuara nga sindikatat/forumet per te drejtat e punetorit, duhet patjeter qe punedhenesi te kete nxjerre ne internet dhe ne zyrat e papunesise nje “reklame”=njoftim qe aktualisht firma ose punedhenesi kane nevoje dhe jane duke kerkuar punetore.

Eshte e domosdoshme qe ky njoftim te nxirret ne internet dhe ti te thuash qe njoftimin per pune e gjete ne faqen e internetit dhe jo nepermjet nje te njojturi apo te afermi tend, se nuk lejohet.

Gjate kohes qe je duke pritur per vize ne asnje menyre nuk mund te deklarosh apo te dukesh qe je duke punuar ne Suedi: eshte e jashteligjshme dhe merr direkt negativ. Nderkohe ke te drejte te ndodhesh ne Suedi, por pa shkelur ne asnje menyre afatin 90-ditesh te qendrimit ne zonen Shengen (ku perfshihen edhe qendrimet ne shtetet e tjera anetare te Shengenit pra 90 dite ne total)

Edhe une kam degjuar qe disa avokate kane mundesine dhe njohjet per te pershpejtuar disi proceduren pra qe te mos presesh shume gjate ne kohe, por mendoj se edhe ne rastin e marrjes se nje avokati te denje, pagesa eshte mire te behet kur te meret pergjigje pozitive ne kohe relativisht te shkurter.

8. Përgatitni dokumentacionin tuaj

Sigurohuni që të sillni të gjithë dokumentacionin zyrtar për ju dhe familjen tuaj me ju kur udhëtoni për në Suedi, duke përfshirë dokumentet e identitetit, kartat e lejes së qëndrimit dhe çdo dokument zyrtar nga Agjencia Suedeze e Migracionit.

Duhet të gjesh një kontratë pune. (mirë do ishte të gjenit një kontratë të plotë me 8 orë pune në ditë) Duhet të dini se shumica e shqiptarëve e blejnë në fillim këtë, në mënyrë që të jetë sipas rregullave që kërkon shteti suedez, mund ta gjeni nga 300euro deri në 500€, duhet të keni parasysh se kjo gjë nuk është e ligjshme)
Nëse gjen një punë të saktë që të bën kontratë të rregullt, atëherë nuk është e nevojshme të paguani anësorët!

3- Shkon në Skatteverket dhe bën kërkesën për personnummer (numri personal nga zyra e tatimeve).
Ju bëni kërkesë për numër PROVIZOR.

Që të dalë numri provizor do të zgjasë nga një javë deri në dy muaj, nëse nuk del brenda dy muajve do të thotë se diçka nuk shkon mirë me kërkesën tuaj. (duhet të dini gjithashtu se pas sulmeve terroriste në Stockholm këtë vit janë vështirësuar dhënjet e numrit personal provizor)

4- Pasi numri personal të ka ardhur në adresën tënde, duhet të shkosh në bankë për të hapur një llogari bankare. (e domosdoshme për të marrë rrogën). Preferoni NORDEA.

Pasi të kesh kryer këto katër hapa dhe ke marrë numrin provizor, thjesht kërkon e gjen punë dhe punon ose punon në ndërmarrjen që të ka bërë kontratën e saktë.

9. Në Suedi: Regjistrohuni për kartën e lejes së qëndrimit (qytetarët jo-BE pa vizë)

Qytetarët e shteteve jo anëtare të BE që kanë një leje pune dhe nuk kërkojnë vizë për të hyrë në Suedi do të regjistrohen për një kartë leje qëndrimi në Agjencinë e Migracionit pas hyrjes në Suedi. Vizitoni Agjencinë Suedeze të Migracionit për detaje.

Këshilla per te marr lejen e qëndrimit ne Suedi qe zyrat e emigracionit nuk jua thotë.

1)Zgjidhni nje profesion nga lista qe kërkohen dhe jan ne mungese ne Suedi. Kështu qe shanset per te qenë të suksesshëm jan me te larta.

2)Ejani ne Suedi vetëm me leje qëndrimi nga ndonjë shtet i bashkimit Europian EU. ose me vizë pune nga ambasada Suedeze.

3)Filloni punë diku qe te siguroni kontratën e punës dhe qe te merrni dhe faturat mujore te rrogës (per 2-3 muaj) edhe ti dërgoni ne migrationsverket bashkë me dokumente te tjera qe ata ju kërkojnë. Kujdes nqs jeni i martuar të ardhurat tuaja duhet te jen minimumi 18000korona

10. Regjistrohuni me autoritetet suedeze

Bileta juaj në shumicën e aspekteve të jetës në Suedi është numri i identitetit personal që do të merrni nga Agjencia Tatimore Suedeze pas arritjes dhe regjistrimit. Regjistrohuni edhe në Agjencinë Suedeze të Sigurimeve Shoqërore për të pasur qasje në përfitime të ndryshme.

Lidhje të dobishme me autoritetet

Agjencia Suedeze e Emigracionit ( Migrationsverket) www.informationsverige.se

Zyra e punës www.arbetsformedlingen.se

Agjencia Suedeze e Sigurimeve Shoqërore ( Försäkringskassan )
www.forsakringskassan.se

Agjencia Tatimore Suedeze ( Skatteverket )
www.skatteverket.se