Historia e pazakontë e Batin Dukës është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’, ku burri kërkon djalin e tij që erdhi në jetë nga një lidhje jashtëmartesore. Emigranti shqiptar tregon live në studion e emisionit të birin e tij Kristjanin.

Batin tregon se ishte i martuar dhe baba i 3 fëmijëve kur filloi një lidhje jashtëmartesore. Gruaja, e cila i mori mendjen ishte po ashtu e martuar dhe nëna e një vajze. Ky raport vazhdoi për disa vite derisa ajo ngeli shtatzënë dhe pas rrëfimit të saj ku pranonte se ai ishte i ati, të gjitha dyshimet u vërtetuan pas bërjes së ADN-së.

Premtimi i fshehtë mes tyre ishte se Batini dhe i biri nuk do të ndaheshin kurrë nga njëri-tjetri. Pas një zenke mes tyre ajo me të qara i ka rrëfyer bashkëshortit se ai e kishte gjuajtur e më pas e vërteta ka marrë dhenë dhe sigurisht që për të dyja familjet ishte një tronditje shumë e madhe. Filluan kërcënimet në telefon që burri i zonjës i bënte gruas së Batinit, dhe pas shumë diskutimesh i bëri të qartë atësinë e vërtetë të djalit, shkruan ‘BalkanWeb’.

Pas shume përplasjesh dhe padish në gjykate familja tjetër vendosi të arratisej, ikën nga Greqia dhe më pas në Itali. Ata kanë humbur çdo gjurmë dhe kjo e ka bërë të dëshpërohet. Batin Duka kërkon të birin, Kristjanin, nga i cili betohet se nuk do te heqë dorë kurrë.

INTERVISTA
Si u njohët?
Ajo punonte si shitëse në një furrë buke. Unë punoja si taksist. Si fillim për 8 muaj kishim shoqëri. Më pas u lidhëm. Lidhëm shoqëri dhe me familjet tona. Më pas gruaja dyshonte për ne. Më pas ajo ngelet shtatzënë. Vajzën e saj e mbanim ne në shtëpi. U lidh akoma më shumë kjo shoqëri, u krijua miqësi. Kam bërë një libër me poezi për djalin tim.

Çfarë menduat kur nisët këtë lidhje? A e dinit që do të lëndonit të dy partnerët tuaj?
Ishim në dijeni, kishim diskutuar shumë herë. Kishim dalë në një konkluzion se familjet nuk do t’i prishnim, dhe do vazhdonim lidhjen dashurore. Ajo grua e kishte kapur burrin e saj teksa e tradhtonte. Ishte e lënduar. Ndoshta dhe më ka përdorur. Në lidhje me nusen nuk ka ndryshuar asgjë. Unë me nusen kam 27 vite. Zonjën tjetër e desha, se dashurova. Ajo u dashurova.

Si ka mundësi që një njeri të ketë dy ndjenja njëkohësisht?
Them se ka mundësi.

I merrje kohë familjes për t’ju përkushtuar asaj?
I merrja kohë punës time. Se isha duke punuar. Atje shfrytëzoja dhe momentin kur kaloja kohën me zonjën. Nusja ime u mundua, por unë se pranoja. Ai e shikonte që një grua të mungojë disa orë nga shtëpia. Ku është? Kur ky njeri e mëson këtë incident, më merr në telefon dhe më thotë; larg familjes time. I them që duhet të kujdesesh për vajzën dhe gruan tënde, dhe djalin.

Cfarë emri do i vije ti kësaj lidhje jashtëmartesore që kishte me zonjën në fjalë?
Përfundimi ishte zhgënjim. U nis si një lidhje e pastër.

Kur ngeli shtatzënë të tregoi?
Unë kam shumë video dhe foto me të. Në një moment që lindi djali dhe në momentin që e merr vesh burri, unë dilja me djalin. Në momentin që e mëson nusja, më kap një video gruaja që unë i thoja; të keqen babai. Nusja më kërkon që të bisedojmë. E kuptova se donte të më thoshte diçka. I thash do të pyes për diçka. Më thotë; çfarë është Kristjani për ty? I thash që siç i dua vajzën, i dua dhe djalin. Më pas i tregoi të vërtetën. Ajo dyshonte. Testin e ADN ma kërkoi bashkëshortja. Unë isha i sigurt. Gruaja kërkon takim me zonjën tjetër. Iu lë takim. Ajo ia pranoi nuses se kishim pasur një lidhje. Por i thotë se çfarë do lloj që të ndodh, djali është i burrit.

Ngeli shtatzënë në tetor…mund të më thoni pak se me kë e ndau lajmin që ishte shtatzënë?
Ajo e ndau me mua lajmin. Madje më tha që më bli testin në farmaci. E kuptova që në moment të parë. Mos të fshihemi pas gishtit. Në takimin e parë me doktorin shkoi me mua, se burri kishte punë. Doktori i thotë; jeni 6 javë e 4 ditë. Unë i thash që në moment; takohemi pas 9 muajsh dhe e kemi djalë. Kur shkoi në shtëpi e pyeti burri; çfarë tha doktori? Jam shtatzënë. Madje ajo lindi 20 ditë para, se kjo punonte me forcë. Pasi donte që të lindte në datën kur mendonte burri.

9 muajshe shtatëzënë..9 muaj debat me ty?
Unë isha i sigurt se ishte fëmija im 1000 përqind. Zonja nuk donte që ta pranonte.

Këtu nisi krisja juaj për ndarjen?
Ishim tek ai vendimi që; çdokush në familjen e vet. Unë i kisha dhënë një premtim që; fëmijën do ta mbash ti, por do ta shoh dhe unë. E kam parë për herë të fundit në 2 dhjetor të 2016-ës.

E mbani mend ditën e fundit?
I mbaj mend të gjitha ditët. Ajo në fund, se di pse e bënte, i hidhte aromën e saj djalin. E dija ajo që unë e ndjeja aromën e saj që nga Vlora në Tiranë. Në një moment më merr dhe më thotë; thuaj burrit tim se djali është i yti. Unë i thash që; pse ta kap unë gjarprin. Thuaja ti. Vëllai i saj e kapi historinë. U zu me motrën. Kur erdhi në Athinë ajo, u zura me të. I dola në krah të vëllait të saj. Kam dhe unë motrat e mia. Ai kishte të drejtë. S’kishte pse të priste dy vjet që të vepronte ashtu si ka vepruar me mua. Kur i bëra një pyetje burrit të saj para dy muajsh, e takova dhe e pyeta se pse u larguan në Itali. Ai më tha; njëri nga ne do vritej. Unë i thash dy baballarë janë tepër. Ai më kërcënon dhe gruan. Shkova në polici dhe tregova historinë. Duke shkuar në polici, ai më nis padinë e parë. Më pas ai e heq dhe djalin nga foto e profilit në ‘Facebook’. Nga shkurti ata ikën me avion drejt Italisë.

Çfarë ndodhi në familjen e saj?
Asgjë, thjesht debat.

Pse u larguan ata në Itali?
Djali u lidh me mua, ndaj. Kur qante djali zonja më merrte mua në telefon, dhe ai pushonte. Më tha psikologia; që të njeh që në shtatzëni ndaj. Ia tregoj këtë gjë zonjës. I kërkova dhe një takim asaj, për kafe dhe të kishte djalin aty. Ajo më thotë se do ia tregonte djalit të vërtetën në moshën 18-vjeçare. Unë nuk isha dakord.

/BW