“1 miliard euro investime në vit pritet të gjenerohen nga kompania “Shell” në Shpirag, që do të thotë më tepër punësim për qytetarët”. Kështu deklaroi sot në një takim me banorë të Beratit, Kryeministri Edi Rama, duke folur për investimin kolosal të kompanisë “Shell” në Shpirag.

“Të gjitha të dhënat janë janë optimiste dhe nëse edhe testimi i fundit do të konfirmojë atë që kanë konfirmuar testimet e deritanishme do të kemi një zbulim me ndikim të madh në ekonominë kombëtare”, tha Rama. 1 miliard euro investime në vit, sipas Ramës, “do të thotë më shumë punësim, më shumë angazhim dhe më shumë dije, por mbi të gjitha, shumë mundësi të reja përmes një injektimi të konsiderueshëm në ekonomi”.