Të shpeshta janë protestat e serbëve në kundërshtim të udhëheqjes së Aleksandar Vuçiq në Serbi. Thuajse çdo fundjavë sheshet në Serbi janë mbushur me qytetarë të cilët kërkonin largimin e tij.

Por jo vetëm kaq. Së fundi djali i presidentit serb, Aleksnadr Vuçiq është shënjestruar nga kërcënime të shumta dhe përdorim të gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale në drejtim të tij, transmeton Indeksonline.

Sipas mediave serbe djali i Vuçiq-it mori edhe mesazh në Facebook, ku iu tha se do të vritet.

Përpos kësaj një person është shfaqur i armatosur deri në ‘dhëmbë’, ku kërcënonte djalin e tij, përmes profilit në Facebook ku shfaqeshin shumë armë.

Të shumtë janë personazhet publike në Serbi të cilët kanë dënuar këto kërcënime në drejtim të djalit të presidentit serb, duke kërkuar që rasti të zgjidhet sa më shpejtë.