Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim vitet e fundit gara për ‘Këpucën e Artë’ nuk zhvillohet më mes 2 yjeve Messi dhe Ronaldo. Argjentinasi kryeson i vetëm garën për golashënuesin më të mirë me 33 gola dhe 66 pikën dërsa ndiqet nga talenti franzec Kylian Mbappe me 27 gola dhe 54 pikë.

Ylli i Juventusit ka shënuar 19 gola (38 pikë) në Serie A dhe qëndron shumë prapa rivalit të tij të përhershëm.

Në kohën që po afrohet fundi i sezonit 2018/2019, Goal ka bërë një përmbledhje të golashënuesve më të mirë në disa prej ligave kryesore evropiane që konkurrojnë për ‘Këpucën e Artë’.

Më poshtë janë 10 golashënuesit më të mirë deri më tani:

1. Lionel Messi (Barcelona) 33 gola (66 pikë)2. Kylian Mbappe (PSG) 27 gola (54 pikë)3. Robert Lewandowski (Bayern Munich) 21 gola (42 pikë)4. Krzysztof Piatek (Genoa/AC Milan) 21 gola (42 pikë)5. Fabio Quagliarella (Sampdoria) 21 gola (42 pikë)6. Luis Suarez (Barcelona) 20 gola (40 pikë)7. Duvan Zapata (Atalanta) 20 gola (40 pikë)8. Mbaye Diagne (Kasimpasa/Galatasaray) 26 gola (39 pikë)9. Cristiano Ronaldo (Juventus) 19 gola (38 pikë)10. Sergio Aguero (Manchester City) 19 gola (38 pikë)