Evi Reçi prej disa kohësh është larguar nga skena muzikore në vend duke i’u përkushtuar kështu vetëm profesionit si gazetare. Por e ftuar në “Pop Culture” këngëtarja zbuloi se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri muzikor. “Një projekt i ri që do të vijë, do të ketë shumë ritëm. I këndoj një vajze që në Shqipëri njihet” – tha Evi.

E pyetur nga Dojna nëse kjo femër për të cilën do të këndojë në këngën e re është Luana Vjollca, e cila është kushërirë e saj, këngëtarja e mohoi dhe e la enigmë identitetin e saj. Ajo gjithashtu la të nënkuptohej se mbase një ditë do të bashkëpunojë edhe me Getoar Selimin, me të cilin kanë lidhje familjare (Evi është kushërirë e motrave Vjollca).