Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi këngën më të fundit “Labyritnh”, ndërsa ditën e djeshme zbuloi se do të sjellë një tjetër projekt të ri muzikor. Bëhet fjalë për këngëtaren Loredana Zefi.

Reperja humbi babain e saj pak ditë më parë. Kjo humbje përkoi me skandalin e madh që rëndoi mbi të, ku u përfshi në akuza për zhvatjen e një çifti zviceran.

Loredana i ka premtuar babait se nuk do të ndalet në postimet e saj pas lajmit të hidhur. Vetëm pak orë më parë ajo ka postuar një foto të saj nga fëmijëria krah njeriut të shtrenjtë.