Çdo festë fetare, Lezha shndërrohet në qytetin ku zë vend më së miri thënia e At Gjergj Fishtës, “Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë”. Edhe kjo Pashkë, bëri bashkë katolikë e myslimanë.

Festa e Pashkës bën bashkë katolikë e myslimanë në Lezhë. Nisma e tre viteve më parë është kthyer në traditë për qytetin.

Treni i Pashkës u mbush me fëmijë e vezë dhe udhëtoi në rrugët e Lezhës për ti bërë të gjithë pjesë të festës pa dallime fetare.

“Ndjehem e plotësuar dhe e kompletuar kur shoh këtë brez kështu, shpresë për të ardhmen”.

“Kemi Bajram e kemi Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë!” A ka mesazh më të bukur që përcjell bashkia e Lezhës?”

“Gëzuar të gjithë shqiptarëve!”

Altin Prenga i besimit katolik dhe Lirim Torba i besimit mysliman së bashku me Bashkinë e Lezhës, po e vijojnë traditën e mirë për të bashkëndarë edhe festat fetare.

Altin Prenga: Fytyra të lumtura të fëmijëve duke shpërndarë vezë, që janë simbol i Pashkës, duke shpërndarë gëzim, buzëqeshje.

Lirim Torba: Ne jemi mësuar ti festojmë festat bashkë dhe gjithmonë bashkë do ti festojmë.

Për kryebashkiakun e Lezhës, është tregues i harmonisë fetare dhe unitetit të lezhianëve.

Fran Frrokaj: Këtu mbizotëron paqja, harmonia e jashtëzakonshme fetare dhe politike. Lezha është një vend i qetë. Me këtë rast unë u bëj thirrje dhe politikanëve kudo që janë që të lëshojnë ca nga vetja e tyre.

Festat fetare janë gjithonë në veçanta në Lezhë, duke u kthyer në një mundësi për të promovuar kulturën dhe traditën si dhe bashkëjetesën fetare që ka qyteti.