Përballja me realitetin dhe nevoja për dashurinë në familje vënë përballë dy çifte në skenën e ”arTurbinës”. Dy të rinj luftojnë për tu përballur me botën jashtë, ndërsa fqinjët e tyre tashmë të moshuar kanë kapërcyer hendekun, duke i qëndruar më pranë njëri-tjetrit.

Në thelb të gjithë botës qëndron dashuria. Nëse ka dashuri, të gjitha pengesat dhe mosmarrëveshjet do të gjejnë udhën për të shkuar drejt zgjidhjes.

Këtë do të përcjellë shfaqja ”Këmbëzbathur në Park”, gjetjen e balancave në një martesë dhe rëndësinë që ka plotësimi i anës shpirtërore.

Në datat 1 dhe 2 Dhjetor, ”arTurbina” do të pushtohet nga dashuria dhe lufta mes një çifti që e sheh botën krejt ndryshe.

Në thelb të shfaqjes së dramaturgut, Neil Simon, qëndrojnë pritshmëritë e larta të dy të rinjve të sapomartuar që përplasen me realitetin dhe rutinën që kaplon marrëdhënien.

E gjithçka përballet me eksperiencën komshinjve të tyre, ku jeton një tjetër çifti në moshë më të madhe të cilët kanë gjetur balancën e jetës.

Çifti i sapomartuar, i kudogjendur në realitetin shqiptar, vihet përballë problemeve që sjell rutina, jeta e përditshme dhe diferencat në mënyrën sesi perceptohet bota.

Shfaqja do të jetë një hulumtim mes kuptimit të vërtetë të lumturisë dhe bashkëjetesës në çift.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here