Stresi dhe Kejsi kanë qenë çifti më i komentuar në media këto ditë pas lajmeve se i kanë dhënë fund martesës. Me veprimet e tyre çifti duket sikur e kanë konfirmuar ndarjen pasi Kejsi e ka hequr mbiemrin e Stresit nga bio ndërsa reperi në një video të fundit të postuar në Instastory shfaqej duke u relaksuar në një dhomë me vajza.

Së fundmi Kejsi ka tërhequr shumë vëmendjen me një video ku shfaqet në koncertin e Ledri Vulës.

Bukuroshja brune dukej se po kënaqej shumë me këngët e Ledrit dhe krahas videos ka shkruar: “Më e mira”.