Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj deklaron se Kolegji Zgjedhor sot certifikoi të drejtën e qytetarëve për të vendosur vetë drejtësinë në datën 30 qershor.

“Kolegji Zgjedhor certifikoi të drejtën e qytetarëve për të vendosur vet drejtësi në dt.30 qershor.

Vendimi i sotëm vërtetoi se të gjithë institucionet që janë ende në këmbë janë të kapura nga banda në pushtet dhe nuk ka më keq për një vend se sa kur institucionet e së drejtës zhbëjnë kushtetutën e ligjin me urdhër politik.

Në këto ditë që vendi kishte nevojë për garanci stabiliteti, pupacët e Kolegjit Zgjedhor dhanë mesazhin e qartë të pushtetit kriminal që do të nxisë konflikt dhe ndasi.

Shqiptarët nuk do të dorëzohen përballë diktaturës! Asnjë hap pas në rrugën që kemi nisur për demokraci!”, shkruan Kejdi Mehmetaj.