Moderatorja Alba Çobaj do të jetë e ftuar këtë fundjavë në emisionin “Thumb”, ku nuk do të mungojnë pyetjet pikante nga ana e Aulona Mustës e Fatma Haxhialiut.
Pasi u largua nga “MADtv”, Alba u shpreh se ishte e pakënaqur dhe se në televizionet shqiptare nuk ka paga të mira dhe liri.
“U shkëputa se nuk paguhem aq sa duhet, një. Nuk vlerësohem aq sa dua, dy. Deri sa t’i kem të dyja këto, nuk rikthehem në media. Në media liria është pak utopi. Mendohet, pretendohet dhe shitet sikur ka liri, por nuk është kështu. Po të ishte kështu, unë do të vazhdoja të isha nëpër media, por liria të jepet me tollon”, është shprehur më herët Alba.

Kjo e fundit tashmë ka emisionin e saj në “TV Klan”, që titullohet “Ditë për Ditë”.
Ndërkohë në promon e emisionit “Thumb” shihet se dy moderatoret e njohura e kanë vendosur në siklet Albën duke i bërë pyetjen e papritur.

“Kë ke kapur që je futur në një televizion kaq të madh?”, e pyet Fatma, ndërkohë që Alba duke qeshur ka thënë: “Do ti që të dëgjon Zoti ndonjëherë”, duke mos zbuluar ndonjë emër.