Degradimi i vazhdueshëm i opozitës shqiptare ka bërë që protestat të mos merren seriozisht as nga qeveria as nga opinioni publik. Sigurisht që dy ditët e fundit e ndryshuan këtë perceptim mbi protestën, se ajo është qytetare dhe jo politike.

Fakti që ditën e djeshme qeveria u tërhoq nga VKM-ja që përcaktonte tarifat për provimet e bartura, apo akoma më shumë që sot Edi Rama kërkoi të takohej vetë me studentët, tregon se protesta dhe kërkesat e studentëve nuk kane rënë në vesh të shurdhët. Por ama, studentët duhet të jenë të qartë në atë çfarë kërkojnë dhe sigurisht tani është momenti të ulen në tryezë për të dialoguar mbi klrkesat e tyre. Kjo nuk do të thotë të lënë protestën. Aspak!

Por ama, kërkesat e tyre nuk mund të plotësohen pa u krijuar më parë një tryezë me përfaqësues të tyre, qeverisë dhe universiteteve, ku të diskutohen dhe marrin zgjidhje të gjitha çështjet. Vetëm pak minuta më parë, në tre ekrane të ndryshëm ishin tre përfaqësues të ndryshëm të studentëve, të cilët paraqitën kërkesa të ndryshme.

Pa krijimin e një përfaqësie që do të ulet në tryezë me qeverinë, protesta e studentëve rrezik të kthehet në qesharake, ku çdokush del e paraqet kërkesa të ndryshme, duke i humbur kështu legjitimitetin një kauze që deri tani duket tejet e çiltër./ Tiranapost.al.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here