Partia socialiste ka ndezur prej muajsh motorët e fushatës dhe duket e sigurt për fitimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kjo edhe për shkak se opozita i dogji të gjitha afatet për tu regjistruar, duke humbur kështu mundësinë.

Vetëm një javë më parë, kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama zyrtarizoi kandidatët e 61 Bashkive. Një prej tyre është Rexh Byberi, i cili kandidon për Bashkinë Tropojë. Kjo e fundit dihet se gjithnjë ka qenë “i së djathtës”, ndonëse kjo nuk duket problem për Byberin.

Në një intervistë për AlpeNews.al, kandidati i PS shfaqet i bindur teksa shprehet se me 30 qershor do të bëhet kthesa e madhe dhe se socialsitët do fitojnë në Tropojë.

Nga ana tjetër, Byberi sqaron edhe kandidimin e tij në 2015 nën siglën e LSI, të cilën e quan shkaktare për humbjen e tij.

Intervista e plotë:

Situata aktuale në Tropojë

“Une konstatoj me kenaqësi se situata parazgjedhore në Tropojë është shume e qetë. Eshtë hera e parë në 29 vite që në raste te tilla acarimesh politike Tropoja nuk eshte aspak e lakuar si dikur.Tropojanët e duan ligjin dhe normalitetin dhe e kanë kuptuar keqperdorimin që ju ka bërë padrejtesisht politika. Mitingun e fundit të opozitës vetëm 13 vetë kanë marrë pjese dhe që të gjithë punetorë e drejtues bashkiakë.”

Kandidimi i dytë për Rexhë Byberin

“Është kandidimi im i dytë në emër të Aleances për Shqiperinë Europiane. Në vitin 2015 LSI ka qenë pjesëtare e Koalicionit dhe me keqardhje konstatoj se ishte shkaktarja e humbjes sime duke bashkuar votat asokohe me PD-në. Theksoj se asnjëherë nuk jam anëtaresuar në LSI. Unë perherë të pare në dy dekada arrita të marr 49%të votave në favor të PS dhe po të mos ishte ky qendrim i LSI do të kisha qenë fitues. Une kurrë nuk kam milituar në LSI dhe vijoj të jem jo vetem kandidat i PS por kordinator i saj për Tropojën.” (Alpenews.al)