Partia socialiste ka ndezur zyrtarisht motorat e fushatës së 30 qershorit.

Ndonëse opozita ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, kjo nuk ka qenë asfare pengesë për socialistët, të cilët dy javë më parë zyrtarizuan edhe kandidatët për 61 Bashkitë e Shqipërisë.

Një ndër to është edhe Ervin Demo, i cili garon për Bashkinë e Beratit.

Demo është figurë e njohur në politikën shqiptare, ku dhe ka mbajtur postin e zv.ministrit të arsimit.

Nga ana tjetër, kandidimi i tij në Berat vjen si një sfidë e re për 35 vjeçarin, karriera e të cilit ka qenë gjithnjë e përqendruar në fushën e arsimit.

Në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al, Demo flet mbi prioritet e tij me rastin e fitimit të mandatit, keqmenaxhimin sipas tij të viteve të fundit të qytetit, duke kujtuar këtu se ka qëne në qeverisjen lokalet të Petrit Sinaj, kandidat i ardhur nga LSI.

Ndër të tjera, Ervin Demo i vë theksin paketës turistike se qytetit të 1001 dritareve si dhe bypassit.

Që prej momentit të zyrtarizimit si kandidat i Beratit, u prezantove prej shumë si ish zv.ministri i arsmitit.

Përse erdhi ky kalim, nga zv.ministër tek kandidimi për Bashkinë e Beratit?

Puna si zëvendësministër i Arsimit por edhe funksionet e tjera që kam mbajtur në Universitetin e Tiranës, kanë qenë një eksperiencë e vyer e karrierës sime të deritanishme. Largimi nga bota universitare drejt nje pozicioni politik ka qen nje vendim jo i lehte ndersa kalimi nga pozicioni zv minister drejt kandidimit ka qen shum me i natyrshem. Si cdo individ i cili ka zhvilluar jeten e tij profesionela larg vendlindjes do te ishte i privilegjuar te kontribonte per qytetin e tij aq me shum ne pozicionin e kryetarit te bashkis. Propozimin e kryeminsitrit Edi Rama për të qenë kandidat për kryetar i Bashkisë Berat, unë e pranova me shumë kënaqësi. Unë jam nga Berati, kam kaluar vite të rëndësishme të jetës në Berat dhe tashmë do të kërkoj të ndryshoj kete qytet me vlera te jashtzakonshme duke vënë në zbatim gjithë njohuritë e mia, eksperiencën dhe dëshirën time për t’i dhënë këti qyteti vendin që meriton dhe kjo do te realizohet me nje ekip profesionistesh nga me te miret qe ka qyteti dhe me mbeshtetjen e banoreve te bashkise berat.

Puna e bërë deri më tani në qytet

Berati sot nuk është atje ku duhet të jetë dhe ku e meritojnë qytetarët e tij. Në të dyja drejtimet, si nga adminsitrimi, si dhe nga vizioni per ti dhene qytetit nje orientim te qart zhvillimi, qeverisja lokale ka mangësi të mëdha. Qyteti vuan pasojat e keqadministrimit ne 4 vitet e fundit dhe modeli i qeverisjes projekton probleme te theksuara me fenomene te abuzimit dhe nepotizmit familjar apo atij politik. Berati vuan shumë për sa i përket infrastrukturës bazike, mungeses se sherbimeve, vuan tejmase mungesën e projekteve konkrete apo financimeve për zhvillimin e aseteve më të mëdha të tij siç janë turizmi dhe kultura.

Cila mendoni se është problematika kryesore në qytetin e 1001 dritareve?

Fatkeqësisht dhe sidomos tek brezat e rinj konstatojmë që qyteti ka humbur shpresën. Berati sot, keqadministrohet nga bashkia dhe ka mosfunksionim të një sërë shërbimesh që bashkia ka detyrim t’ua ofrojë qytetarëve në kohën dhe cilësinë e duhur. Sfida jonë më e madhe është që të rikthjemë shpresën tek qytetarët dhe ta bëjmë Beratin një qytet ku jetohet me një standard jetese shumë të lartë. Për ta bërë këtë duhet të fokusohemi në mirëadministrimin e të gjithë aseteve që bashkia ka në disopzicion, qofshin asete financiare, asete natyrore apo burime njerëzore që bashkia ka në dispozicion.

Ne duhet të këmi një qytet të pastër jo vetëm në rrugët kryesore dhe lagjet muzeale, por edhe në brendësi të lagjeve ku jetojnë banorët e Beratit sepse qyteti ka probleme të thella përsa i përket pastrimit. Po ashtu edhe gjelbërimi është në nivele jo të kënaqshme duke filluar që nga qendra e qytetit. Bashkia duhet të fokusohet për të rritur cilësinë e jetës në lagjet e qytetit duke krijuar ambiente rekreative për fëmijët por edhe për moshën e tretë. Duhet të përmirësojmë shërbime si uji i pijshëm dhe të përmirësojmë administrimin e ujësjellësit. I gjithë qëllimi i asaj që do bëjmë, është në funksion të rokthimit të shpresës së beratasve që në qytetin e tyre mund të jetohet mirë dhe në këtë mënyrë edhe brezi i ri ka arsye të forta që të qëndrojnë, të kontribuojnë për zhvillimin e qytetit, të krijojnë familje në këtë qytet dhe nëse do të arrijmë këtë gjë, do të arrijmë shumë shpejt që edhe beratasit që janë larguar të rikthehen në Berat.

Pesë prioritetet kryesore në rastin e fitimit të mandatit

Së pari, duhet ta rikthejmë bashkinë në duart e profesionistëve për t’i dhënë besim qytetarëve. Ne do të orientohemi drejt rritjes së standardit të shërbimeve të bashkisë në zonat ku ofrohen dhe do të rrisim ofertën e shërbimeve në zonat ku shërbimet nuk ekzistojnë, siç janë në një pjesë të konsiderueshme të njësive administrative pavarësisht se qytetarët i paguajnë detyrimet e tyre. Një qytet si Berati, patjetër që fokusin e vet për krijimin e një ekonomie të fortë lokale e ka tek turizmi. Turizmi është një mundësi e artë e qytetit që të vazhdojmë të kemi një rritje të qëndrueshme si në vitet e fundit dhe këtë rritje të numrit të turistëve ta kthejmë në një të mirë që i shërben qytetarëve të Beratit. Ne do të bëjmë, jo thjeshtë zgjerimin e paketës turistike, jo thjeshtë zhvillimin e ajtiviteteve me orientim drejt turizmit, por do të bëjmë ndërhyrje madhore edhe me ndryshime në infrastrukturë apo rrugë urbane që kanë fokus përmirësimin e paketës turistike. Do të kthejmë në asete disa zona rurale sic është Droboniku, Qafë Dardha, Malinati apo Roshniku që tashmë është në zonën e 100 fshatrave. Një qytet si Berati nuk mund të perceptohet që të lëngojë përsa i përket aktiviteteve kulturore dhe artistike. Kjo do të jetë në fokusin e bashkisë sepse ne besojmë që përmirësimi i jetës kulturore, përmirëson mënyrën e të jetuarit të banorëv dhe është një vlerë e shtuar e paketës turistike.

Në të njëjtën kohë një qytet si Berati nuk mund të perceptohet pa jetë aktive sportive, qoftë sporti elitar i futbollit por edhe sportet individuale si mundja, boksi, ping pongu etj që vazhdojnë nxjerrin kampionë kombëtarë.

A mund të veçoni projektin juaj kryesor?

Projekti që ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e qyteti është by-passi i qytetit. Kjo do të jetë në axhendën ditore të lobimit që bashkia do të bëjë ndaj qeverisë. Ky është një projekt i cili është jetik për qytetin. Jo thjeshtë do të kthejë normalitetin e trafikut në qytet por mbi të gjitha ka vlera të veçanta për sa i përket mbrojtjes së zonave muzeale dhe në të njëjtën kohë përmirësimin e aksesit të paketës turistike edhe nga vizitorët. Një projekt tjetër i rëndësishëm është rehablitimi i kompleksit të zonave muzeale dhe i shtratit të lumit në gjatësinë e qendrës së qytetit që është një vlerë e shtuar për atë që qyteti ofron për të gjithë turistët që e vizitojnë.

Ku do të përqendrohet dhe si do jetë strategjia juaj e fushatës?

Tashmë u bënë më shumë se 6 muaj që jemi të kontakt të përditshëm me të gjithë banorët dhe strategjia jonë është shumë e thjeshtë. Ne do të fokusohemi tek qytetarët, do t’u themi se cila është alternativa jonë për qytetin dhe do të përforcojmë çdo ditë mesazhin që shpresa do të mund të rikthehet duke u bazuar në projekte konkrete dhe në promovimin e njerëzve që realisht përfaqësojnë vlerat më të larta të qytetit. Në të njëjtën kohë kohë ne nuk mund t’i shpëtojmë realitetit politik të ditës dhe patjetër që një fokus të veçantë gjatë fushatës, është që të motivojmë votuesit që të paraqiten në kutitë e votimit në 30 qershor dhe t’i sigurojmë ata që asgjë dhe askush nuk mundet që të pengojë vullnetin e sovranit për një kontratë të re në bashkinë e Beratit.

Si do i siguroni standardet më të larta të procesit për ditën e votimit në kushtet kur opozita jashtparlamentare nuk do të marri pjesë (me sa duket) në garën e 30 qershorit? Ne si forcë politike këmi detyrimin në komisionet zgjedhore njerëzit më të aftë nga pikëpamja administrative, që të garantojnë një proces i cili nga ana proceduriale të jetë një proces model. Së dyti, ne si forcë politike do të ndjekim strategjinë tonë elektorale, duke përfshirë edhe ditën e votimit, që të motivojmë votuesit e PS të shprehin qetësiht vullnetin dhe të njëjtën gjë ne ia kërkojmë cilitdo qytetari të bashkisë së Beratit, edhe atyre që nuk e pëlqejnë alternativën tonë.

A parashikohen problem ditën e votimit në Berat?

Në muajt e fundit, kemi takuar pafund qytetarë që nuk janë votues tradicionalë të partisë Socialiste dhe kemi konstatuar se askush nuk mund t’i kthejë këtij qyteti pasigurinë publike apo t’i vrasë shpresën përfundimisht se nën këtë qytet mund të jetohet. Këtë e bëjnë politikanë të papërgjegjshëm që hedhin deklarata si ajo që 1997 nuk është asgjë në krahasim me atë që po vjen në SHqipëri. T’ia thuash këtë banorëve të bashkisë së Beratit që ka qenë mbase bashkia që e la vuajtur më shumë, jo thjesht nga viti nga 1997 por edhe fenomenet që solli ai vit, t’ia thuash këtë beratasve, jam i bindur se kushdo që e bën këtë do të marrë vetëm injorim nga banorët e Beratit.

Përse Ervin Demo, i duhet qytetit të Beratit

Unë besoj se falë edhe asaj karriere që kam patur deri tani, marrëdhënieve që kam krijuar gjatë karrierës në Universitet por edhe në qeverinë qëndrore, duke përfituar edhe nga energjia e profesionistëve realë në qytet, e të rinjve të cilët e duan qytetin e tyre dhe kanë aftësinë për të bërë ndryshimin në këtë qytet, ne do të realizojmë projekte që Berati nuk i ka parë gjatë dekadave të fundit. Unë kam bindjen se me mbështetjen e qytetarëve, Berati do të jetë një bashki model për atë që ofron si paketë turistike por mbi të gjitha për atë që ofron për sa i përket traditës dhe kulturës që ky qytet ka patur gjatë ekzistencës dhjetëra shekullore.

*Rreth Ervin Demos

Lindur në Berat, në vitin 1982.

Ka ndjekur studimet e larta Bachelor dhe Master në Mbretërinë e Bashkuar. Studimet post doktorale i ka ndjekur në Universitetin e Bolonjës, “Matja e Performancës në Arsimin e Lartë: Harmonizimi i Strategjive me Nevojat e Territorit”. Z. Demo mban titullin “Profesor i Associuar”.

Që nga viti 2004, ka qenë pedagog me kohë të plotë pranë departamentit të Menaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ndërkohë ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në Universitetin e Tiranës. Gjatë 2012-2016 ka qenë Zv. Rektor i Universitetit të Tiranës. Në vitin 2017 është emëruar Zëvendës Ministër në Ministrin e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, pozicion te cilin e ka mbajtur deri në fund të vitit 2018.

Ervin Demo ka qenë gjithmonë aktiv në çështjet që lidhen me arsimin e lartë dhe në iniciativa që lidhen me Sipërmarrjen dhe Inovacionin. Alpenews