E mbani mend kur keni thënë se dëshironi të zhvendoseni në Kanada? Tashmë është koha e duhur të nisni të paketoni sendet tuaja. Parlamenti kanadez ka shpallur planet për të pranuar mbi 1 milionë rezidentë të rinj të përhershëm gjatë tre viteve të ardhshme, njoftoi CNN. Një shifër e tillë përbën 1 % të popullsisë së vendit cdo vit.

Kanadaja priti në vitin 2017 mbi 286 mijë rezidentë të përhershëm, ndërsa planifikon që këtë vit të pranojë 350 mijë mijë, në vitin 2020 – 360 mijë, ndërsa në 2021 – 370 mijë. “Falë emigrantëve kryesisht që kemi mirëpritur gjatë gjithë historisë sonë, Kanadaja është shndërruar në një vend të fortë dhe plot gjallëri, cfarë na pëlqen të gjithëve”-është shprehur ministri për emigracionin në Kanada Ahmed Hussen.

Ai është vetë nga Somalia dhe shprehet se ardhja e emigrantëve të rinj do të ndihmojë në kompensimin e popullsisë se vjetër në Kanada, do të rrisë numrin e lindjeve dhe do të rrisë forcën e punës. Qëndrimi miqësor i Kanadasë ndaj emigrantëve vjen ndërkohe që disa vende të tjera perëndimore, përfshirë këtu edhe SHBA, po miratojnë politika kufizuese për ta.