Ana Azizaj është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në polici si drejtuesja e grupit që sulmoi rezidencën ku jeton ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Boschardt. Ajo është marrë nga forcat e policisë dhe u pyet për kërcënimin ndaj diplomatit të lartë në vendin tonë.

Azizaj, bashkë me një grup të rinjsh nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike, u shfaqën para banesës së Boschardt, shkruan Tema. Sulmi ndaj Bochard është frymezuar vazhdimisht nga liderja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila ka hedhur ndaj tij një sërë akuzash.

Ndërkohë, të njëjtën gjuhë ka përdorur edhe lideri demokrat Lulzim Basha dhe ish- kryeministri Sali Berisha. Patnerët ndërkombëtarë, kanë dënuar këtë sjellje të opozitës, duke apeluar për distancimin nga dhuna.