Sonila Meço ka pikasur gjithnjë për paraqitjen e saj të kuruar. Mirëpo, gazetarja ka zbuluar se ka qenë një fëmijë shumë i shëmtuar. E ftuar në emisionin “Late Night Show”, ajo e krahasoi veten me një stekë bilardoje.

“Kur kam qenë 16-17 vjeç, kam qenë si një stekë bilardo me disa flokë…shumë, shumë e shëmtuar. Meqë e solle këtu dhe t’i bëjmë qejfin atyre qëë mund të jenë bërë keq kur ti më bëre komplimente mua. Në klasë të parë fillore, unë qesh gjithmonë me prindërit e mi dhe i them: ‘Ju të dy do të çoheni në Hagë bashkë me time motër’”- u shpreh Sonila.

Ajo e përshkroi më tej veten si një fëmijë me syze të mëdha, me tela dhe me veshje aspak të përshtatshme për trupin e saj.

“Mund të ta shpjegoj. Mami im është mjeke okuliste dhe natyrisht gjëja e parë që thotë është: ‘fëmija më duket se nuk sheh mirë’. Syzet e asaj kohe nuk ishin fine siç janë sot që i vë edhe për qejf. Duke qenë se sytë kishin numra të ndryshëm, duhej që njëri të mbyllej dhe të funksiononte tjetri. Më vinin një copëz të bardhë në sy, se kisha syze.

Ndërkohë, dhëmbët i kisha të çarë dhe të dalë pak përpara. Prindërit menduan se ishte mosha më e mirë dhe më vendosën edhe telat. Isha një kokë më e gjatë se të tjerët. Gjithashtu është e vërtetë edhe për këpucët, se kisha motrën më të madhe dhe merrja këpucët e saj dhe i vishja. Kur mendoj…unë isha një stekë e gjatë me syze dhe me tela. Dhe ja ku jemi. Ka shans për të gjithë”- tha Sonila duke qeshur.