Kitaristi i grupit amerikan Metallica David Scott Mustaine ka konfirmuar publikisht se është diagnostikuar me kancer në fyt, ku tregon edhe se ka kaluar shumë pengesa në jetë.

‘Është sigurisht diçka që duhet respektuar dhe duhet përballuar me kokën lart, por unë kam kaluar plot pengesa. Po punoj nga afër me doktorët dhe kemi bërë një plan trajtimi i cili ata thonë se ka rezultuar i suksesshëm në 90% të rasteve. Trajtimi ka nisur tashmë’ shprehet Mustaine.

Gjithashtu ai ka njoftuar fansat e tij për anullimin e koncerteve gjë që nuk u prit edhe aq mirë nga adhuruesit e tij.