Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, Eros Grezda i cili luan për Rangers në Skoci është dënuar me heqje të së drejtës së qarkullimit me automjet për 6 muaj. Kjo ka ndodhur pasi shqiptari nga Kosova kaloi natën e 21 dhjetorit të vitit të kaluar semaforin e kuq. Gjithashtu Grezda u dënua dhe me gjobë 500 paund të cilën ka afat ta paguajë deri më 7 maj.

Eros Grezda u transferua nga Osijek tek Rangers në gusht të vitit të kaluar për shumën e 2 milion paundeve. Një transferim me bujë jo vetëm në Skoci por dhe në Shqipëri por mesa duket gjakovarit nuk po i ecën as brenda fushës dhe as jashtë saj. Deri tani Grezda ka shënuar 2 gola duke u preferuar nga trajneri Stiven Gerrard si lojtar stoli.