Maqedonia e Veriut votoi sot për Presidentin e ardhshëm të vendit. Në garë janë dy kandidatë, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga social-demokrati, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së, që drejtohet nga Hristijan Mickovski.

Votimet u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Të drejtën e votës e kishin rreth 1.8 milionë persona në 3512 vendvotime. Zgjedhjet janë të vlefshme, pasi u arrit pragu mbi 40%. Në raundin e parë kryesues ishte kandidati maqedonas Stevo Pendarovski i ndjekur nga Gordana Siljanovska. Në vijim priten edhe rezultatet e para paraprake të zgjedhjeve.

Në orën 19:00, u mbyllën të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në raundin e dytë të zgjedhjeve të gjashtë presidenciale. Zgjedhjet janë të ligjshme, pasi u arrit pragu mbi 40% që është vendosur në Kushtetutë. Sipas KSHZ-së , deri në orën 18:30 pjesëmarrja në votime ka qenë 44.5 %, ndërsa pragu është 40%. Sipas kreut të KSHZ-së, Oliver Derkovski, procesi zgjedhor ishte i rregullt, nuk kishte shkelje të theksuara që do të ndikonin në procesin e zgjedhjeve. Komunat ku pjesëmarrja ishte më e madhe është në komunat me popullsi maqedonase. Në vijim priten edhe rezultatet e para se kush do të jetë fituesi mes Stevo Pendarovskit, të partive në pushtet të udhëhequr nga social-demokrati, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së.