60 DJ të njohur nga e gjithë bota janë pjesë e edicionit të dytë të Kala Festival që po zhvillohet në bregdetin e Dhërmiut nga data 12 deri më 19 qershor. 5 mijë të rinj po shijojnë një mori me festa nen ritmet e muzikës moderne që elektrizoi brigjet e Dhërmiut. Shumica e te rinjve qe i janë bashkuar festes janë nga Britania e Madhe, por edhe vende te tjera të Europës, ndërsa biletat e festivalit janë shitur të gjitha që në ditët e para të organizimit.

Krahas atmosferës festive, turistet shprehen të mahnitur edhe per bukuritë që ofron vendi ynë.

“Është hera e parë që vij këtu dhe nuk e dija qe Shqipëria është kaq e bukur dhe ka njerëz kaq te mire, premtoj se do kthehem serish.” “Mua ma sugjeruan disa miq dhe jam e mahnitur, bregdeti është i mrekullueshëm dhe çdo gjë tjetër.”

Edicioni i dyte i Kala Festival ka tërhequr edhe media te huaja te cilat po pasqyrojnë atraksionet e këtij organizimi në bregdetin e Dhërmiut. Për ministrin e Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi, festa te tilla mbeten kartolina me e bukur per Shqipërinë, ndërsa premtoi se vitin e ardhshëm organizimi do te jete edhe me masiv. Këto dite të gjesh hotel për t’u akomoduar ne Dhërmi dhe fshatrat përreth ishte nje mision i pamundur, ndërsa sipas ministrit Klosi festa te tilla janë një mundësi e arte edhe per biznesin që ofron shërbime për turistet e huaj.