Kryeministri Edi Rama ka akuzuar gazetarët dhe analistët të cilët mbështesin vendimin e presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër të jashtëm, pasi nuk është i përshtatshëm dhe nuk ishte pajisur me certifikatë sigurie nga DSIK.

Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë se janë shpërndarë kadrinjtë duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë Ilir Meta.

Statusi i plotë i Ramës:

Janë shpërndarë kadrinjtë krra-krra-krra,nga Andi Kadriu tek Kadri Lubonja e me radhe kadri andej e kadri këtej, futur shtëpi më shtëpi nga vrima e televizorit, duke u rrekur t’i tërheqin njerëzit pas gurit që hodhi në lumë IM- Çertifikata e Sigurisë-Shihemi tek Çani po hë