Akademia e Shkencave e Shqipërisë njoftoi se Asambleja e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, ka zgjedhur Ismail Kadarenë, anëtar të jashtëm.

Lajmi bëhet i ditur nga letra që Presidenti i Akademisë, Akademik Dragan K. Vukčević, i ka dërguar Kadaresë.

“Është nderi dhe kënaqësia ime t’ju informoj se në Asamblenë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, mbajtur më 18 dhjetor, 2018, Ju jeni zgjedhur anëtar i huaj i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.
Jam i sigurt se me autoritetin dhe punën Tuaj profesionale, do të kontribuoni shumë në zhvillimin e mëtejshëm dhe reputacionin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi”, thuhet në letrën e presidentit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here