Postimet e Armina Mevlanit marrin gjithmonë një vëmendje të madhe dhe komente të shtumta. Së fundmi, blogerja e njohur ka postuar një video shkëputur nga pushimet e saj me shoqërinë, në ishullin grek Mykonos.

Ndër komentet e shumta, në sy ka rënë një koment nga një ndjekës i saj.

Komentuesi shkruan:

Ka punuar doktor Berisha të vesh në vendet me të shtrenjta për pushime.”
Nuk ka munguar edhe reagimi i Arminës, e cila i ka kthyer një përgjigje epike, ku me këtë rast ‘ua mbyll gojën’ të gjithë ndjekësve me komentet dashakeqëse.

Komenti i Arminës:

Në fakt me shoqërine time kam udhëtuar që 17 vjeç. Komente pa kuptim”.
Por nuk ka mbetur gjithçka me kaq. I njëjti ndjekës i ka shkruar sërish duke këmbëngulur dhe duke i thënë që të shkosh në këto vende duhet t’i kesh xhepat plot.

Komentuesi:

Që 16 vjeç jam edhe unë në rrugëtime, por jo në rrugëtime si ju zonjush e nderuar, jo në Scorpio dhe Mykono. Vetëm për të hyrë brenda duhet të kesh një xhep plot. Se këtej jetojmë edhe ne, i kemi parë shumë vite më përpara…pastaj, për ty normal që pa kuptim janë komentet”
Komenti i Arminës:

Mesa duket “rrugëtimet” tona kanë qenë ndryshe sepse unë dhe grupi im shoqëror në këto vende kemi shkuar gjithmonë. Unë bashkëpunoj edhe me firma të mëdha të huaja që më kanë sjellë po në këto vende”.