Pirro Çako ishte sot i ftuari special i programit “BECaffee”, ku foli për projektet e tij të suksesshme por edhe familjen e tij. Mes pyetjeve, Bes Kallakut nuk i shpëtoi ajo për Anthony-n, djalin e kantautorit, i cili ka marrë tashmë rrugën e të atit edhe pse jo në të njëjtin zhanër muzikor.

Anthony tashmë ka publikuar këngën e tij të parë të rrymës elektronike, e megjithatë pamja e tij ngjalli më tepër kuriozitet në studion e programit. Bes Kallaku e pyeti Pirron se a i pëlqejnë tatuazhet e të birit dhe ja përgjigja e tij që na befasoi:

“Tatuzhet më pëlqejnë, janë gjëra që nuk i kam bërë unë në rini e tani më duken si rinia ime, është çështje shijeje dhe atëherë kishte koncepte të tjera”. I pyetur nëse një ditë do të krijonte një këngë për të birin, Pirro nuk ishte dakord, e megjithatë nuk e mohoi se mund të ketë një bashkëpunim së shpejti: “Ndoshta një bashkëpunim, por s’ka nevojë t’i bëj këngë unë atij”.