Ditën e sotme, u përhap me shpejtësi lajmi se edhe reperi Getinjo është i përfshirë në ngjarjet e fundit, ku kunata e tij Loredana thuhet se ka marrë para nga një çift zviceran. Media zvicerane “20 Minuten” publikoi pak më parë disa fatura të siguruara nga ana e Petra Z, ku shihej se përveç këngëtares nga lekët e saj kishin përfituar edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së reperes.

Sipas tyre, vëllai i saj me emrin Berat, duke u paraqitur si “Antonio Cas”, mori nga Petra Z. 200 mijë franga të gatshme ndërkohë nëna e Loredanës mori rreth 3500 franga zvicerane. Ndërsa Getinjo ka arritur të marrë 12 mijë franga nga Petra Z në 13.12.2017. Petra Z ka publikuar të gjitha faturat në mediat zvicerane duke treguar se ajo nga frika i kishte dhënë këto lekë.

Mirëpo, reperi Getinjo ka reaguar menjëherë lidhur me këto lajme. Ai ka publikuar pak minuta më parë disa pamje të një dollapi të mbushur plot me para. “Shumë të mira frangat”, ka shkruar Getinjo duke ironizuar kështu të gjitha lajmet që kanë dal kundër tij.