Sergej Milinkovic-Savic është në merkato. Ndryshe nga sa ka ndodhur në sezonet e kaluara, Lazio është e gatshme ta shesë mesfushorin këtë verë, nëse do të vijë një ofertë 100 milionë euro.

Për 24-vjeçarin interesohen shumë klube europiane, por ai ka dëshirë të qëndrojë në Itali dhe të transferohet tek Juventus-i. Bardhezinjtë e konsiderojnë atë alternativën e parë për të përforcuar mesfushën, nëse dështojnë tentativat për të marrë Pogba.

Lojtari serb ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 41 ndeshjet e luajtura sezonin e kaluar me Lazio-n.