Federico Chiesa është objektivi kryesor i shumë klubeve të mëdha jo vetëm në Itali por edhe në Europë, megjithatë në pole për të firmosur me djaloshin e artë të Fiorentinës është Juventusi. Pak javë më parë klubi vjollcë refuzoi një ofertë nga Bayern Munich për futbollistin që kapte shifrën e 60 milionë eurove. Baza nga e cila Fiorentina do të hyjë në bisedime me klubet e interesuara për Chiesën është minimalisht 70 milionë.

Pikërisht rreth kësaj shifre vërtitet edhe oferta e parë zyrtare e Juves që sipas të përditshmes torineze Tuttosport i ka ofruar klubit vjollcë 50 milionë euro plus kartonin e Ricardo Orsolinit që aktualisht luan i huazuar te Bologna dhe falë 8 golave që ka realizuar në këtë sezon me kuqeblutë vlera e 22-vjeçarit ka kapur shifrën e 20 milionë eurove. Përsa i përket Chiesës Juventusi ka gati një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon. Edhe Interi po lufton që të firmosë me xhevahirin e Fiorentinës.