Mauro Icardi u kthye në Milano një ditë më parë dhe do të bëjë “qejf” fillimisht me vrapime dhe teste fizike. Të paktën deri kur të ketë një marrëveshje për transferimin e tij.

Sulmuesi argjentinas e ka mbyllur gjithçka me zikaltrit dhe gjasat janë që Juventusi të jetë destinacioni i tij.

Ka një skenar që kjo lëvizje të kryhet dhe në mes është sulmuesi i talentuar, Moise Ken. Babai i futbollistit të Italisë e ka shprehur se i biri është tifoz i Interit. I riu ka treguar vlera në ndeshjet që ka luajtur dhe ofertat për të nuk kanë munguar.