Emri i Juventusit nuk do të përmendet e shikohet në asnjë pjesë të video-lojës së famshme sportive në “FIFA” . Në edicionin FIFA 20 që do dalë në treg në muajin shtator, tifozët e kampionëve të Italisë do u duhet të mësohen me emrin alternativ “Piemonte Calcio”.

Shkak për këtë është bërë një marrëveshje që drejtuesit e Juventusit kanë firmosur me kompaninë japoneze “KONAMI”, e cila tani ka ekskluzivitetin e përdorimit të emrit në video-lojën e saj “PES 2020”.

Megjithatë, një lajm i mirë është se emrat dhe paraqitja fizike e lojtarëve nuk do të preket, pra në video-lojë do të mungojë vetëm emri dhe stema e klubit.