Matis de Ligt tani mund të quhet lojtari më i ri Juventusit. Pas shumë spekulimesh dhe raportimesh, më në fund nga Holanda jepet me siguri se për 19-vjeçarin është mbyllur gjithçka.

‘De Telegraaf’ shkruan se Ajax dhe Juventus kanë arritur akordin për 67 mln euro plus disa të tjerë në formë bonusesh, ndërsa me lojtarin gjithçka është mbyllur prej kohësh. Ai do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me 12 mln euro në sezon. Ndërkohë përsa i përket prezantimit pritet të ndodhë të shtunën, ndërsa maksimumi mund të marrë kohë deri të dielën.