Juventusi ka konfirmuar se Massimiliano Allegri nuk të jetë trajner i “Zonjës së Vjetër” sezonin e ardhshëm. “Massimiliano Allegri nuk do të jetë i ulur në stolin e Juventusit për sezonin 2019/20”, shkruhet në deklaratën e Juventusit, në faqen zyrtare të klubit gjatë ditës, teksa u bë gjithashtu e ditur se të shtunën do të mbahet një konferencë e përbashkët për media, para ndeshjes së fundit të këtij sezoni.

Kjo do të thotë se kontrata e Allegrit me Juventusin është përfunduar para kohe me marrëveshje të përbashkët, pasi ajo ishte e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2020. Cilët janë zëvendësuesit e mundshëm të Allegrit? Në mesin e shumë emrave, ka qenë edhe ai i Pep Guardiolës, por trajneri i Manchester City mohoi gjithçka; “sa herë duhet të ju them, nuk do të shkojë në Itali!”.

Pasi Guardiola hodhi poshtë gjithçka, emrat tjerë që përmenden janë Maurizio Sarri (Chelsea), Antonio Conte (që kërkohet nga Interi), dhe Jurgen Klopp. Për trajnerin e Liverpoolit ka folur ish-mesfushori, Claudio Marchisio. Ai mendon se do të ishte i duhuri për “Zonjëne Vjetër”. “Do të doja ta shihja Jurgen Kloppin në Liverpool. Jam i çmendur për lojën e tij, më pëlqen mënyra se si luan futboll. Do të kishte bërë mirë në futbollin italian”, tha ai për Tuttosport.