Juventus është gati të bëjë çdo sakrificë për të rikthyer në Serinë A mesfushorin francez Paul Pogba. Sipas “Corriere Dello Sport”, drejtori sportiv Fabio Paratici, në komunikimin e fundit me drejtuesit e Manchester United, ka bërë një ofertë të çmendur.

Juve ofron 3 lojtarë për të marrë Pogba. Bëhet fjalë për Cancelo, Doulgas Costa dhe Matuidi. Bardhezinjtë mendojnë se kjo ofertë do të bindë si trajnerin Solskjaer ashtu dhe klubin anglez për të lënë të lirë Paul Pogba.

Manchester United shprehet se vlera e kampionit të botës është 150 milionë euro, një shumë teprë e lartë për arkën juventine. Për këtë arsye, bardhezinjtë ofrojnë 3 lojtarë në këtë shkëmbim: Joao Cancelo, Douglas Costa dhe Blaise Matuidi, që mund të luajnë në “Old Trafford” sezonin tjetër.