Manchester United ka paguar pakon kompensuese për Jose Mourinhon në vlerë prej 15 milionë funtash pas shkarkimit të tij
55 vjeçari u shkarkua më 18 dhjetor të vitit të kaluar pas më pak se dy sezona e gjysmë në stolin e Djajve të kuq.

Fakti që ai ka marrë pagesën pas largimit nga Old Trafford do të thotë se ai është i lirë që ti kthehet menaxhmentit. “Nuk ka pasur asnjë problem me kontratën e Jose me Manchester United. Gjithçka është zgjidhur”, ka thënë një burim i afër për të Daily Mail të mërkurën në mbrëmje.

“Jose mund të këtë punëdhënës të ri tani, por nuk është duke u ngutur. Ai është shumë i relaksuar për këtë gjë dhe do të jetë i lumtur edhe nëse nuk punon deri në fund të këtij sezoni”.

Kontrata e përmirësuar që ishte pajtuar United me Mourinhon një vit më parë do të përfundonte në fund të sezonit 2019-20, me një opsion për ta shtyar më shumë. Real Madridi, të cilët portugezi i kishte menaxhuar gjatë viteve 2010-13 janë lidhur me një kthim të mundshëm të tij në Bernabeu. Presidenti Florentino Perez mbetet një tifozë i madh i ti dhe fituesit e Ligës së Kampionëve janë duke vuajtur për një trajner të mirë këtë sezon. Humbja e tyre 2-0 kundër Real Sociedadit të dielën bën që ata të binë në pozitën e pestë në La Liga, 10 pikë pas liderëve Barcelonës. Menaxheri Santiago Solari është nën presion të madh pasi zëvendësoi Julen Lopeteguin e shkarkuar në fund të tetorit të vitit të kaluar.

“Nuk ka pasur kontakte, por ata janë në kontakte të vazhdueshme me Jose prej që ishte shkarkuar Lopetegui, por ai i ka thënë atyre që në atë kohë ishte menaxher i Manchester United dhe ishte totalisht i përkushtuar për këtë klub”, ka shtuar burimi.

Mourinho thuhet se po ashtu ka biseduar me Benfican që të jetë pasues i Rui Vitoria.

Presidenti i klubit Luis Filipe Vieira citohet të këtë thënë se paratë nuk janë në rrugë nëse Mourinho dëshiron që ti kthehet menaxhimit të ndonjë skuadre në Atdhe. Por, kuptohet që Mourinho nuk e ka në plan kthimin eminent për të menaxhuar ndonjë skuadër në Portugali.

“Përderisa Mourinho e merr në konsideratë të ardhmen e ti ai është pritet të kryej edhe disa punë si të jetë analist i beIN Sports në Katar dhe Kupën e Azisë këtë muaj”.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here