E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, Jonida Vokshi dha ekskluzivisht lajmin e bukur se së shpejti do martohet. Jonida është në një lidhje dashurie me aktorin dhe producentin kosovar Besnik Krapi.

Aktorja gjatë emisionit u bë pjesë edhe e një testi nusërie ku u vendos përballë tre zonjave të njohura të filmit “2 gisht mjaltë” të cilat vlerësuan nëse Jonida është nuse për shtëpi.

“Nëse do jetoje me vjehërrit në të njëjtën shtëpi pas martese, a do e puthje burrin në sy të tyre?”, ishte pyetja e parë për Jonidën.

“Do e puth burrin sepse puthja tregon dashuri dhe normalisht ku ka dashuri, ka lumturi”, u përgjigj Jonida.

Tre zonjat nuk e pritën mirë këtë përgjigje dhe e vlerësuan Jonidën me nota të ulëta. “Është dhoma për çiftet”, i tha njëra prej zonjave Jonidës duke shkaktuar shumë të qeshura.