Këtë vit Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Jonida Maliqi në Eurovizion.

Jonida dha një mesazh të fortë për emigrimin me këngën ‘Ktheju Tokës’.

Por le të kthehemi pak kohë më pas. Kënga përfaqësuese në Eurovizion shpallet në Festivalin e Këngës në RTSH.

RTSH duhet të paguajë për këngën fituese, por duket se Jonida nuk i ka marrë ende ato para.

Teksa ishte e ftuar në emisionin ‘3-shat’, këngëtarja deklaroi se nuk ka marrë para.

‘Me sa kam informacion po, kënga fituese pagohet, por ende nuk ma kanë konfirmuar. E kam marrë vesh nga kolegët e mi dhe nga ata që kanë qenë më parë pjesëmarrës. Nuk i kam marrë ato para’, tha Jonida, ndërsa u pyet nëse shpreson se do t’i marrë.

‘Do t’i jap kohë dhe nëse do të jenë, patjetër që do t’i marr’, u përgjigj ajo.