Prej ditësh në media po komentohet për ngjarjen dhe akuzat lidhur me Loredanën. Lajmi ka bërë bujë në të gjitha mediat vendase dhe të huaja. Pasi çifti zviceran tha se këngëtarja i kishte marr 900.000 franga, një tjetër rast u bë i ditur ku ish-shoqja e Loredanës tregonte se ajo dhe vëllai i reperes i kishin marr kartën e kreditit dhe i kishin harxhuar gjithë lekët.

Ndonëse dy ditë më parë, Loredana sqaroi gjithçka në një konferencë, mediat e huaja nuk janë ndalur dhe së fundmi është zbuluar se këngëtarja dhe bashkëshorti Mozzik janë aku.zu.ar nga një kompani që jep anije me qira. Portali zviceran ‘Blick’ ka shkruar së fundmi se një pronar anijesh pretendon e në vitin 2017 Loredana e ka ma.shtr.u.ar dhe i ka borxh 1000 franga. Sipas tij ajo është paraqitur si vajza e avokatit Valentin Landmann dhe i ka kërkuar një varkë me qira.

Ajo dhe Mozzik i kishin kërkuar atij një anije por pa licencë në emër të avokatit të njohur. “Unë gjithmonë vozis varkën e babait tim në Liqenin e Cyrihut,” kishte thënë Loredana sipas pronarit. Mozzik dhe Loredana kishin marrë anijen për tre orë dhe kur e kishin kthyer nuk kishin paguar asnjë lekë për të, duke pretenduar se nuk kishin para me vete dhe se kur të ktheheshin do të bënin pagesën.

Pronari zbulon se ata kurrë nuk u kthyen dhe për këtë arsye ka ngritur p.a.di kundër tyre pasi marrja me qira e një anijeje shkon deri në 1000 franga. Ai madje tregon se i kishte kërkuar avokatin Valentin Landmanin të ia kthenin paratë, ai i kishte treguar se i është keqpërdorur emri.

Burimi:Gazetablic.com