Në jetën e saj, Mari Kyri fitoi dy çmime Nobel – një për kimi dhe një për fizikë. Mjerisht, zbulimet e saj të famshme, i shkaktuan edhe vdekjen e parakohshme. Krahas bashkëshortit të saj, fizikantit francez, Pier Kyri, ajo zbuloi radiumin dhe poloniumin në vitin 1898.

Të dy elementët ishin jashtëzakonisht radioaktivë. Rrezatimi i shkaktoi anemi të theksuar shkëncëtares. E njohur gjithashtu si “nëna e fizikës moderne”, Mari Kyri la pas shumë fletore me shënime. Sot ato shihen si thesare shkencore dhe kombëtare. Megjithatë, radiumi 226 i ka intoksikur rëndë edhe ato, ndaj janë vendosur në kontejnerët e veshur me plumb në Bibliotekën Kombëtare në Paris.

Kjo masë paraprake ishte e domosdoshme, pasi ato mbeten shumë radioaktive edhe gjatë 100 viteve të ardhshme. Njerëzit mund t’i shohin librat e saj. Por duhet të nënshkruajnë praprakisht një deklartë, ku të pranojnë se janë të vetëdijshëm, dhe marrin parasysh rreziqet e mundshme për jetën. Edhe trupi radioaktiv i Kyri, u varros në një arkivol të veshur me plumb./bota.al