Nuk e japim emrin, por kjo nuk është punë e kishës, por e Kuvendit i cili është i zgjidhur nga qytetarët, thotë kryepeshkopi grek Jeronimo në lidhje me çështjen e emrit.

“Ne nuk bëhemi grek për një moment ose për një dit. Ne jemi grek çdo ditë, çdo orë. Kisha ka marrë një qëndrim, nuk e japim emrin dhe se kjo nuk është punë e kishës. Kisha nuk bën protesta, qytetarët kanë zgjedhur Kuvendin dhe Kuvendi është përgjegjës për këtë. Grekët janë përgjegjës për votim ndërsa Kuvendi për të udhëhequr vendin”, ka thënë kryepeshkopi Jeronimos.

Ndërsa gjatë ditës së sotme është raportuar që kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras do të kenë bisedë telefonike në lidhje me çështjen e emrit./e.e