Delinda Disha është një aktore e njohur për publikun shqiptar dhe shumë e dashur po ashtu për rolet që luan shpesh në Portokalli.

Pasditen e sotme Delinda ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ për të folur për jetën e saj personale si dhe profesionale. Gjithashtu bukuroshja na ka treguar se si është njohur me bashkëshortin, Eldon.

Ndër të tjera aktorja tregoi se me bashkëshortin ishtin njohur rastësisht në një shfaqje pasi dhe ai kishte studiuar në Akademinë e Arteve, dhe më pas pasi ishin njohur kishin zyrtarizuar lidhjen duke sjellë në jetë dhe djalin e tyre Dasantinin.

Bashkësorti Eldo përmes një videomesazhi i ka bërë një surprizë të bukur Delindës, surprizë duke e befasuar partneren.

‘E di që po çuditeni me videon se nuk jam prononcuar, por doja të thosha disa fjalë për sa i përket Delit dhe Dasantinit. Dasantini është produkt i dashurisë tonë. Jam shumë i lumtur që kemi këtë familje, e kemi shumë të konsoliduar, të gjallë, me dashuri dhe Dasantini s’kishte si të ishte ndryshe. Ai është fëmijë inteligjent, i mbarë dhe po rritet me këtë ritëm. Deli është një mami e devotshme, e mrekullueshme. Jemi me fat të dy që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe ky është qëllimi kryesor në jetë. Ju dua shumë’, tha Eldo.

Ndërkohë të njëjtën gjë e pohoi dhe vetë aktorja ‘Eldo nuk prononcohet, i ka bezdi kamerat. Por më emocionoi shumë.’