Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një grua është v.rarë nga një oficer policie, gjatë një kontrolli rutinë në Baytown, Teksas, ku konflikti mes tyre u përshkallëzua, duke i marrë jetën edhe gruas.

Emri i vi.ktimës dhe oficerit nuk bëhen të ditur, ndërsa në video ajo dëgjohet duke thënë “jam shtatzënë”, pak para se ai ta v.riste.

Nuk dihet ende nëse gruaja ka qenë me të vërtetë shtatzënë apo jo, ndërsa në video dëgjohet edhe diskutimi mes gruas dhe policit, i cili ishte i vetëm në zonë. Ajo i thotë policit se po shkonte në shtëpinë e saj dhe se ai po e bezdiste.

Ajo shihet më pas e mbërthyer nga oficeri, duke thërritur “jam shtatzënë”, ai e lëshon atë më pas dhe në momentin që vi.ktima tenton të ngrihet, oficeri e qëllon pesë herë me a.rmën e tij.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë ka reaguar në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i policisë Toger Steve Dorris, i cili nuk pranoi të identifikonte oficerin dhe as gruan që ndërroi jetë. Ai tha se oficeri që është përfshirë në ngjarje kishte 11 vite që punonte në Departamentin e Policisë Baytoën dhe e ndjera është një grua 45 vjeçare.

Ai shtoi më tej se oficeri kishte një urdhër ndalimi rreth gruas dhe e kishte ndaluar për ta arrestuar, por ajo nuk ka pranuar.