Në fillim të muajit maj, Meghan Markle solli në jetë djalin e saj të parë Archie. Në daljen publike dy ditë pas lindjes Meghan nuk u kujdes aspak të mbulonte barkun e mbetur nga shtatzënia. Sipas burimeve brenda pallatit mbretëror thuhet se dukesha nuk e ka me nxitim t’u kthehet formave të mëparshme dhe në këtë periudhë është duke shijuar rritjen e vogëlushit.

Sipas ekspertit mbretëror ajo nuk i është kthyer ende palestrës. “Ajo e ka marrë më lehtë”,-tha Katie Nicholl. Dukesha e Sussex-t pas lindjes po bën yoga dhe pak ushtrime në oborrin mbretërore. Ndërkohë lidhur me yogën, dukesha ka fatin e mirë pasi i vjen në ndihmë e ëma e cila është mësuese yoge.