Aeroporti Ndërkombëtar i Frankfurtit është renditur si aeroporti më i ‘’shëndetshëm’’ në botë. Studimet e kryera nga Netflights, kishin në fokus 25 nga aeroportet më të ‘pista’ në botë, për të parë se cilat ishin mënyrat për të përmirësuar shëndetin dhe lumturinë e udhëtarëve. Ky studim do të survijoi cilësinë e objekteve të aeroportit, duke përfshirë ambientet e spa-ve apo palestrës, hapësirën dedikuar meditimit, studiot e yoga-ve, zonat relaksuese, hapësirën e jashtme të gjelbër, si dhe dhomat e lutjes.

Me një tarracë të hapur, karrige tepër komode dhe me një dhomë të relaksi për udhëtarët, aeroporti ndërkombëtar i Frankfurtit u rendit në krye të listës. Ky aeroport. i cili është një shpërndarës i madh i transportit, gjithashtu ka dhoma individuale për yoga dhe lutje, plus një zonë të dedikuar, që ofron një sërë trajtimesh.

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, i cili është aeroporti i katërt më i rëndësishëm në botë, u rendit në vend të dytë, për tu pasuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait në vend të tretë.

Aeroporti i Londrës në Gatwick ishte aeroporti i vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, që mund të studiohej, por rezultatet ishin zhgënjyese, pasi kishte vetëm një hapësirë të dedikuar për udhëtarët, e cila ishte dhoma e lutjes.

“Aeroportet janë bërë shumë më tepër sesa vetëm vendet ku shkoni për të kapur një fluturim ose për t’u kthyer nga diku. Aeroportet tashmë janë bërë një ‘destinacion’ më vete ku gjithsecili mund të bëjë blerje të ndryshme, mund të hajë ose të pijë, prandaj duhet të ofrojmë një cilësi më të lartë higjene, në mënyrë që ti mbrojmë ata nga çdo bakter i mundshëm. Gjithashtu duhet t’i ofrojmë njerëzve më shumë hapësira argëtimi gjatë kohës që ata presin fluturimin e rradhës, duhet t’i oftojmë një gamë gjithnjë e më të gjerë zgjedhjesh.’’-tha Andrew Shelton, drejtor i Netflights.

Më poshtë ju rendisim top 10 aeroportet më higjenike në botë :

Aeroporti i Frankfurtit (FRA), Frankfurt
Aeroporti Schiphol (AMS), Amsterdam
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubai (DXB), Dubai
Aeroporti i Changi (SIN), Singapor
Aeroporti Ndërkombëtar Hong Kong (HKG), Hong Kong
Aeroporti Ndërkombëtar Vancouver (YVR), Vancouver
Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy. (JFK), Nju Jork
Aeroporti Haneda (HND), Tokio
Aeroporti Ndërkombëtar i San Franciskos (SFO), San Francisco
Aeroporti Ndërkombëtar Toronto Pearson (YYZ), Toronto