Statistikat tregojnë se do të ketë afërsisht 3 bilion përdorues celulari deri në vitin 2020. Ky fakt nuk është interesant vetëm nga ana e progresit teknologjik, por edhe nga ana psikologjike.

Mënyra si e mbajmë apo si e përdorim celularin do të thotë shumë.

Bright Side ka realizuar një test, që duhet të tregosh si mban celularin, pastaj do të tregojmë një gjë. Zgjidh njërën nga katër mënyrat dhe lexo më poshtë.

1. E përdor celularin vetëm me një dorë. 

Nëse ke zgjedhur këtë atëherë ti një një person shumë konfident. Je tipi që i rrezikon të gjitha, por me zgjuarsi dhe kjo të bën të arrish rezultatet që do. Nga ana sentimentale tregon se je një njeri që do kohë të zgjedhësh personin që do të kesh përkrah. Kështu njerëzit mund të të shohin si një person të mbyllur në vetvete dhe të rezervuar.

2. E përdor celularin me një dorë dhe tjetrën e mban për ta mbështetur, por shkruan me gishtin e madh. 

Pra nëse ke zgjedhur foton e dytë kjo mënyrë e të përdorurit të celularit tregon mençurinë tënde. Je intuitiv, i mençur, i arsyeshëm dhe i kujdesshëm. I mendon veprimet që bën më parë dhe arsyeton mbi gjithçka që ndodh në jetën tënde. Por nuk je dhe aq i mençur kur vjen puna tek dashuria. Je një person që merr vendime të shpejta dhe të pamenduara mirë, gjë që çon në lëndimin e njeriut që do. Për më tepër jeni edhe shumë gjykues kur bëhet fjalë për dashurinë.

3. E përdor celularin me të dyja duart.

Të përdorësh të dy duart për celularin tregon dashurinë tënde për shpejtësinë. Je tip i shpejtë, eficent dhe gati të marrësh vendimet e duhura menjëherë. Përshtatesh shpejt me ambientet dhe kushtet e reja. Ndërsa kur vjen puna tek dashuria nuk je kaq i zoti. Madje mund të themi që je komplet e kundërta. Shpesh dështon që t’i afrohesh njeriut që pëlqen, sepse këmbëngulja jote mund ta trembë atë.

4. E përdor celularin me një dorë dhe tjetrën e mban për ta mbështetur, por shkruan me gishtin tregues. 

Kjo mënyrë e të mbajturit të celularit tregon që je tip kreativ. Ke ide të mira me bollëk dhe përpiqesh që t’i vësh në zbatim me përpikmëri. Preferon të rrish e të mendosh vetëm, sepse vetëm kështu të vijnë ato idetë e mrekullueshme që mund të çudisin botën. Por ky kreativitet kthehet në drojë kur vjen puna tek lidhjet e dashurisë. Kjo të pengon të krijosh lidhje të reja. Por sidoqoftë ai që të njeh mirë habitet me personalitetin që ke.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here