Me pak fjalë, ligji i tërheqjes thotë se atë që e mendon më tepër, e tërheq në jetën tënde. Ligji i tërheqjes është si Ligji i gravitetit, sepse ai funksionon, nëse do apo nuk do ta besosh ti. E njëjta gjë vlen edhe për ligjin e tërheqjes. Por ka disa gjëra që duhet t’i kuptosh, përpara se të kuptosh ligjin e tërheqjes.

Gjëja e parë është të bësh dallimin midis të ndërgjegjshmes dhe të pandërgjegjshmes. Pjesa e ndërgjegjshme mund të mbajë vetëm një mendim dhe asnjë tjetër. Ndërsa e pandërgjegjshmja përfshin gjithçka që mund të ketë ndodhur në jetën tënde apo që ti e mendon rastësisht. Është si një rrëmujë e vërtetë. Nëse ti ulesh e mendon se nuk vlen dhe se bën vetëm gabime, atëherë do të vazhdosh të bësh gabime dhe do të tërheqësh në mendjen tënde mendime negative, sepse pjesa e pandërgjegjshme beson atë që ti këmbëngul ta pranosh si të vërtetë.

Diçka tjetër që duhet të dish, është se ne dërgojmë frekuenca të caktuara në univers. Nëse e shihni dorën tuaj, ajo mund të duket tepër solide, por nëse e shihni me mikroskop në nivel molekular, ajo dridhet me një frekuencë të caktuar gjatë gjithë kohës. Njësoj si vendi ku ju qëndroni, i cili dridhet me një frekuencë të caktuar. Frekuenca që ti dërgon në univers , dikton atë çfarë ti do të tërheqësh në jetën tënde. Për të ndryshuar frekuencat që ti dërgon në univers, duhet të ndryshosh mendimet e tua. Kjo gjë funksionon si puna e një radioje. Nëse ti e vendos tek pjesa AM, pra që të kapë kanalet e paradites, ajo s’mund të kapë frekuencat e kanaleve të pasdites. Nëse beson se gjithë meshkujt janë tradhëtarë, do të njohësh vetëm meshkuj tradhëtarë në jetë. Nëse ti mendon gjëra negative gjithë kohës, s’duhet të presësh të të ndodhin gjëra pozitive.

Tani të mbetet vetëm të pyesësh veten, se si mund t’i ndryshosh frekuencat e tua. Mënyra më e mirë është të ndryshosh mendimet e tua. Duhet të ndryshosh mendimet e tua, në mënyrë që e pandërgjegjshmja juaj të mbushet vetëm me mendimin më të rëndësishëm tuajin. Në këtë mënyrë, ju do të mund të ndryshoni frekuencat që dërgoni në univers dhe rrjedhimisht, edhe ato që tërhiqni në jetën tuaj. Me pak fjalë, ajo që mendon më tepër, është ajo që ti tërheq në jetën tënde. Mendo negativisht dhe do të tërheqësh negativitet. Mendo pozitivisht dhe do të tërheqësh pozitivitet në jetën tënde./ Rob Dial