Google ka publikuar një listë me gjërat më të kërkuara për vitin 2018, përfshirë këtu filmat më të suksesshëm, VIP-at më të njohur, ngjarjet më të bujshme etj. Sigurisht që lista vlen vetëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithëse me zhvillimet e ditëve të sotme, s’mund të themi që s’janë tregues edhe për Europën dhe jo vetëm.

Sigurisht që Kupa e Botës nga FIFA – Rusi 2018 do të ishte padyshim ngjarja më e kërkuar për vitin 2018, e ndjekur nga uragani Florence që goditi qytetin bregdetar të Wilmington-it në Karolinën e Veriut, për t’u përhapur më pas në të tjera zona.

Vdekja e reperit Mac Miller si pasojë e toksicitetit të përzierjes së fentanilit (ilaç kundër dhimbjes që përdoret zakonisht për anestezi), kokainës dhe alkoolit, ishte një tjetër ngjarje e bujshme, e cila renditet në vendin e tretë.

Lista finale:
1. World Cup
2. Uragani Florence
3. Mac Miller
4. Kate Spade
5. Anthony Bourdain
6. Black Panther
7. Mega Millions Results
8. Stan Lee
9. Demi Lovato
10. Zgjedhjet elektorale